in

Shala: Më vjen keq që Kosovës nuk mundem ti japim më shumë në Spanjë

Trajneri i Istogut, Faruk Shala, e justifikon humbjen e të shtunës me rezultat 40:9 nga Rincon Fertilidad Malaga, sipas tij ishin të lodhur nga udhëtimi, ndërsa sot treguan lojë shumë më të mirë dhe pësuan me 8 gola dallim (13:21), kësisoj eliminohen në të tetën e finales së Challenge Cup në hendboll (femrat).

“Ndeshja sot ka tregu që humbja e ditës së djeshme me rezultat të lartë nuk ka qenë reale dhe s’ka qenë fytyra e vërtet, e Istogut dhe se ajo humbje ka ardh si pasoj e 34 orëve udhëtim aq sa ka zgjatur udhëtimi ynë fatkeqësisht. Istogu sot ka treguar deri diku mundësitë e veta ngase edhe më pak me shumë freski loja do të ishte edhe me e nivelizuar, përjashtimi i Suzana Ujkiq ndikoj që të bie loja pak minutat e fundit, ngase edhe ishte një lojtare që bën diferencën. Jam shumë i kënaqur me disa prej lojtareve të reja të ardhura nga kadetet, Si Blerta Ahmetxhekaj dhe Yllka Shatri, të cilat dëshmuan që Istogu ka të ardhme. Më vjen keq që Kosovës kësaj radhe nuk mundem ti japim më shumë por vërtet rrethanat ishin të tilla”, tha Shala për gazetën kombëtare