in

Shtatë fjalitë që nuk duhet t’i thoni menjëherë pas aktit intim

Shmangni tema të caktuara sepse sipas, Eliza Boquin terapistet së çifteve, këta të fundit nuk janë kurrë më të ndjeshëm dhe emocional sesa para dhe pas seksit dhe fjalët e gabuara, jo vetëm që mund të prishin romancën, por mund të çojnë në probleme edhe më të mëdha.

Mos kritikoni performancën e partnerit tuaj (të paktën jo menjëherë pas aktit)

Në rast se nuk ka qenë një spektakël i vërtetë dhe duhet të thoni medoemos një fjalë rreth performancës, nëse nuk do të nxirrni “majltë” nga goja, më mirë mos flisni fare, sepse në këtë mënyrë do të cenoni egon e partnerit.

Mos komentoni as trupin e tyre

Nuk është koha e duhur pas seksit, t’i thoni se ka ardhur koha të shkojë në palestër. Ka momente të tjera gjatë ditës kur mund të ankoheni për format e tij apo tuajat fizike.

Mos hapni tema për të cilat e dini mjaft mirë se debatoni

Mos diskutoni përvojat e mëparshme seksuale

Pas seksit thjesht nuk është koha e duhur për të grupuar partnerin tuaj në një tabelë krahasimi dhe të analizoni sjelljet e tij apo të ish-ave tuaj. Edhe nëse nuk i përmendni këta të fundit, edhe krahasimet me të njëjtin person, nuk duhen bërë fill pas marrëdhënies.

Mos shfrytëzoni rastin për t’i ndërruar mendjen për diçka që nuk bini dakord.

Mos bëj asnjëherë pyetje të tipit: Ku e mësove këtë lëvizje, këtë pozicion ? Ku e ke parë? Etj etj

Mos e diskutoni të ardhmen e marrëdhënies tuaj fill pas aktit seksual (kjo gjithmonë nëse jeni në fazat e para të njohjes, sepse një çift i martuar nuk ka çfarë t’i diskutojë vazhdimësisë së lidhjes.