Mike Tyson: Grushtin tim mund ta durojë edhe…

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka thënë se edhe njerëzit e zakonshëm kanë mundur t’i durojnë grushtet e tija, me kusht që të mos kenë frikë nga vdekja.

‘Iron Mike’ është konsideruar si një prej goditësve më të fortë dhe më brutal në sportin e boksit, prej se u shpall kampioni më i ri i botës në kategorinë e peshave të rënda (në moshën 20 vjeçare).

Siç transmeton The Sun, në një intervistë me aktorin dhe komikun, Kenan Thompson, 53-vjeçari ka thënë se kushdo mund t’i bëjë ballë goditjes së tij nëse është i përgatitur mendërisht për diçka të tillë.

“Kur është një person normal? Nuk ka të bëjë me të qenit sportiv, ka të bëjë me moralin. Boksi ka shumë të bëjë me aspektin moral dhe virtytet”.

“Nuk ka të bëjë me durimin e grushtit, por me gatishmërinë për të vdekur, e tillë është jeta. Nëse i bën ballë, atëherë nuk ke më frikë”, ka deklaruar Tyson.

Burimi:Telegrafi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

Rita Ora konfirmon martesën

Rita Ora ka konfirmuar për herë të parë martesën e saj me regjisorin Taika Waititi. Këngëtarja deklaroi se është kokë e këmbë e dashuruar me regjisorin e njohur dhe po planifikon një tjetër dasmë të madhe në Londër për miqtë dhe familjen e saj. Ylli i popit tha se u frymëzua nga prindërit e saj […]

LEXO ME SHUME

​Marash Kumbulla valëvitë flamurin kuq e zi në stadium

Futbollisti shqiptar Marash Kumbulla, pjesë e skuadrës së Romës ka valëvitur flamurin kuq e zi në stadium me krenari. Ai qëndroi në bankën e rezervistëve gjatë gjithë 90 minutave të finales ndërmjet Romës dhe Feynoordit në Ligën e Konferencës të cilën skuadra e tij e fitoi me rezultat minimal 1-0 me golin e realizuar nga […]

LEXO ME SHUME

Milan apo Inter ? Cili do të jetë ne finale ?!

Gjatë mbrëmjes së sotme në ora 21 : 00do të zhvillohet ndeshja futbollistike ndërmjet Milan dhe Inter që do të përballen në kërkimtë filanes. Ndeshja e parë e zhvilluar Milan & Inter përfundojë me barazim pa gola ndërsa sontedo të luajnë ndeshjen kthyese. Këto janë formacionet e mundshme që do të mbahen ndërmjet këtyre dy […]

LEXO ME SHUME