
Aktorja amerikane Megan Fox ka konfirmuar lidhjen e saj me Machine Gun Kelly.
Reperi ka publikuar në rrjetet sociale një fotografi me Megan. “Kam kaluar në amshim duke pritur të të gjej përsëri“, ka shkruar Machine në mbishkrimin e fotografisë.

Gun Kelly postoi këtë foto bardh e zi me Megan për të konfirmuar zyrtarisht lidhjen që prej kohësh po spekulohej nga mediat.
Mediat filluan të spekulojnë për lidhjen e tyre dy muaj më parë, gjë që bëri që Brian Austin Green të fliste publikisht për përfundimin e një martese dhjetë vjeçare midis tij dhe aktores së njohur.
Baresha News