
Ajo këtë të shtunë ishte e ftuar në SHIKO KUSH LUAN, dhe na tregoi shumë gjëra sa i përket marrëdhënieve që ajo ka me kolegët e saj.
Kjo e fundit ishte dhe arsyeja pse Rina i habiti të gjithë me komentet e fundit që ajo pati në sfidën “paintball” në emisionin SHIKO KUSH LUAN me Luana Vjollcën.
Komentet e saja ishin shumë të mirëqena apo me një fjalë shumë paqësore, kjo nuk pritej nga këngëtarja pasi që ajo njihej për një sjellje më të vrazhdë kur bie fjala tek disa prej kolegëve të saj.
Në sfidën “paintball” ajo kishte përballë foto të kolegëve te saj që në të kaluarën nuk kishte marrëdhënie të mira me ta, e këtu ajo duhej ose të qëllonte ata ose të komentonte.
Ajo zgjodhi të komentonte dhe pyetja e parë që iu bë këngëtarës dhe i habiti të gjithë ishte : “ Me cilin prej kolegëve të tu do të doje një bashkëpunim?”
Veprimi i këngëtares ishte shumë interesant, ajo pa hezituar qëlloi të gjithë.
Më pas u pyet pse kjo zgjedhje, e ajo tha se “Të gjithë ne jemi shqiptar dhe me të gjithë do të bashkëpunoja, të gjithë këngëtarëve i uroj suksese, atyre që janë të ri në skenë por edhe atyre që janë në skenë për një kohë të gjatë.”
Më pas moderatoja Luana Vjollca pyeti Rinën se çfarë kishte ndodhur që këngëtarja tashmë u paraqit shumë pozitive, dhe shumë më ndryshe se herave të tjëra.
“Ka qenë fillimi dhe kam pas nevoj me bo famë,” ka përfunduar këngëtarja.
