
Në muajin prill të vitit që lamë pas, reperja shqiptare Gjira Kajtazi u bë nënë e një vogëlushi të cilin bashkë me partnerin e saj vendosën ta quajnë Maël.
Me ardhjen në jetë të djalit, jeta e këngëtares tashmë sigurisht që ka marrë një tjetër drejtim dhe lumturinë që ndjen e ka ndarë shpeshherë në rrjete sociale.
Prapë Gjira është në pritje të ëmbël,kësaj here, dyshja do të bëhet me vajzë, emrin e së cilës e kanë menduar që në momentin që kanë mësuar gjininë e saj.
“E kemi një emër që prej ditës së parë që mësuam që ishte vajzë,por kam kërkuar ende për opsione.Megjithatë,duket se asgjë s’e “mposhtë” dot zgjedhjen tonë të parë.Data e lindjes është në fund të muajit Janar.” ka shkruar reperja në InstaStory.
