
Disa muaj më parë mediat u pushtuan nga lajmet për dashurinë e pamundur të Fifit, e cila në një postim në Instastory shprehej se donte vetëm vëmendjen e një personi, madje thoshte se mund të bëhej çdo gjë edhe palaço vetëm që të ishte me njeriun e saj të zemrës.
Ajo i bëri edhe tag madje një personi me emrin Xhuljo Tabaku.

Më pas në një postim tjetër Fifi tha se nuk ishte dashuruar në njeriun e gabuar por në kohën e gabuar.

Në muajin qershor ishte ftuar në ” Në kurthin e Pitër Pan”u pyet nëse e ka kaluar karantinën me personin e zemrës Fifi tha se e ka kaluar izolimin me shoqen e ngushtë sepse i dashuri i zemrës ndodhet larg saj.
Kështu ajo pranoi se është në një lidhje.
Së fundmi Fifi ka vendosur të heqë nga lista e personave që ndjek në Instagram të gjithë miqtë që ka patur, përveç njërit.
I vetmi person që ndjek Fifi është Xhuljo Tabaku.

Në këtë mënyrë, ajo e ka çuar në një nivel tjetër marrëdhënien e tyre, duke e zyrtarizuar atë dashur-padashur.