
Së fundmi, reperi Ledri Vula dhe partnerja e tij Sara Hoxha kanë udhëtuar drejt Gjermanisë.
Ata kanë vendosur që e vogla e tyre të vijë në jetë atje dhe ende nuk dihet nëse pas lindjes së bebushes do të jetojnë jashtë vendit, apo do të kthehen në Kosovë.
Mirëpo, me siguri më shumë rëndësi se të gjitha momentalisht ka lindja sa më e lehtë dhe shëndeti i mami Sarës dhe foshnjës.
Madje, në postimin e fundit në InstaStory, Sara ka treguar dje se ndodhet duke pritur në sallën e pritjes, që me siguri i referohet spitalit ku do të lindë.
“Në dhomën e pritjes duke pritur”- shkruan Sara.
