
Këngëtarja dhe modelja bukuroshe,Afërdita Dreshaj është në muajin e gjashtë të shtatëzenisë.
Ajo dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl janë në pritje të një djali.
Teksa ndodhet në pritjen e ëmbël,ajo duket se vazhdon të kujdeset për linjat e saj trupore dhe këtë e ka dëshmuar përmes një InstaStory.
Afërdita u tregoi fansave dukjen e saj në muajin e gjashtë të shtatzënisë, ku ka arritur që ta mbajë veten mjaft mirë në formë dhe të mos shtojë shumë në peshë.

Më pas publikoi edhe një video nga fitnesi, duke treguar kështu se nuk i ka ndalur ushtrimet edhe gjatë muajve të shtatzënisë.
