
Reperi Mozzik dhe Loredana janë personazhet publike më të përfolura për momentin.
Tash e disa ditë në media po raportohet se dyshja do të ketë një bashkëpunim por nuk ka ende asgjë konkrete.
Loredana është pyetur nga fansat se a është e vërtetë kjo gjë.
“Është sekret për momentin , por do e mësoni” ka thënë Loredana.

Kjo përgjigjie e reperes bëri që të dyshojnë edhe më shumë për bashkëpunimin e saj me Mozzikun.
Megjithatë, ka qenë miku i reperes, Abidoni ai që i ka hedhur benzinë zjarrit.
Ai ka publikuar një Instastory ku shihet coveri i albumit “Medusa”, teksa ka shkruar se kënga vjen shumë shpejt dhe do jetë shumë emocionale.

Deri më tani, nuk janë dhënë detaje tjera për këtë projekt, megjithatë fansat e Loredanës dhe Mozzikut po presin me padurim një bashkëpunim ndërmjet tyre.