
Lidhja e saj me biznesmenin Fisnik Syla dhe dedikimet e shumta ndaj njëri-tjetrit në rrjetet sociale, i kanë kthyer dyshen në fjalë në një ndër çiftet më të diskutuara të showbizit.
Duket se Fjolla dhe Fisniku janë drejt një hapi më serioz të jetës – atë të martesës.
Ata do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë në fillim të muajit dhjetor.
Çifti kanë menduar organizimin e dasmës së tyre në Shqipëri, ku Fjolla edhe aktualisht vuan dënimin e masës “arrest shtëpiak”, pas ngjarjes famë keqe të zënies me armë nga organet e rendit, në kalimin e pikës kuftitare Kosovë-Shqipëri
Gjithashtu ceremonia do të jetë private dhe me jo shumë persona të ftuar, nën respektimin e masave pandemike.
