
Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e cila njihet nga e gjithë bota është bërë ambasdore e markës së njohur sportive, PUMA. Lajmin e ka bërë vetë të ditur këngëtarja nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku shihet e veshur me kostumin e markës sportive.
Dua Lipa po ashtu shprehet se është shumë e lumtur që është bërë pjesë e familjes së madhe të PUMA-s, si ambasadorja e tyre më e re.
“Shumë e lumtur që jam bashkuar me familjen e madhe Puma.Mezi po pres t’iu tregojmë se çfarë projektesh kemi gati për ju”.-shkruan këngëtarja në postimin e saj.