
Dua Lipa së fundmi u kthye në Mbretërinë e Bashkuar pasi kaloi gjithë verën në Amerikë me të dashurin e saj, Anwar Hadid.
Ajo dukej senzacionale teksa ngjiti skenën e “Graham Norton Show”, për të dhënë një shfaqje gjatë ditës së djeshme, shkruan Daily Mail.
Krijuesja e shumë hiteve shkëlqente me një fustan me jakë të gjatë dhe mëngë si pelerinë.
Fustani merrte shumë vëmendje sa herë ajo hapte krahët si për të shfaqur krahët e mrekullueshëm dhe materialin me fije.

Një fustan i tillë nuk ka nevojë për shumë aksesorë të tjerë, e kështu Dua Lipa mblodhi flokët në një topuz dhe u shfaq me një grim të lehtë vetëm sa për të theksuar tiparet e saj të fytyrës.
