Donatella Versace surprizon Dua Lipën me një dhuratë speciale.

Dua Lipa ishte padyshim ylli i mbrëmjes në “American Music Awards”, ku shkëlqeu me disa fustane të punuara nga Versace. Në tapetin e kuq ajo kishte veshur një fustan nga marka e njohur, në ngjyrë të bardhë dhe me disa motive yjesh në ngjyra të ndryshme. Mirëpo më shumë se vetë fustani, fansat i la pa fjalë çmimi i tij, sepse kushton plot 10 mijë euro.

Dua ishte e para që veshi këtë fustan nga Versace në tapetin e kuq, sepse ai ishte prezantuar së fundmi në sfilatën “Pranverë/Verë 2021” të markës së njohur. Për ta falenderuar Dua-n për përzgjedhjen, trashëgimtarja e markës dhe njëherësh drejtuesja e kreativitetit, Donatella Versace, ka surprizuar Duan me një dhuratë të veçantë.

Ajo i ka dërguar në shtëpi këngëtares një buqetë me lule shumëngjyrëshe, të cilat Lipës i kanë pëlqyer shumë.

“Woweee!Shumë faleminderit Donatella Versace,këto janë mahnitëse”,ka shkruar Dua në video të luleve.

 Gjatë mbrëmjes në “AMAs”, Dua Lipa u vlerësua me çmimin “Favorite Pop/Rock Song” për këngën “Don’t Start Now” dhe performoi në skenë hitin “Levitating”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME