
Madonna festoi ditëlindjen e 62-të me më të dashurit e saj.
Legjenda e popit, e cila zbuloi në prill se ajo kishte testuar pozitive për antitrupat Coronavirus, festoi ditëlindjen e 62-të me familjen e saj dhe të dashurin e përfolur 25 vjeçarin, Ahlamalik Williams në Xhamajka.
Gjatë fundjavës, nëna e gjashtë fëmijëve ndau një pjesë të vogël të festës, nëpërmjet disa fotografive.

Veshur me një fustan me lule, në një foto ajo shihej e ulur në një karrige prej kadifeje të kuqe me një tabaka të mbuluar me letra dhe grimca të marihuanës.
