
Ditën e sotme, reperi i njohur shqiptar Gold AG dhe partnerja e tij Ermira janë bërë prindër për herë të parë.
Djali i tyre ka ardhur në jetë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, 28 Nëntor, ndaj kjo ditë është bërë akoma më e veçantë për reperin.
Në llogarinë e tij në Instagram, ai dha lajmin e bukur që është bërë prind për herë të parë, ndërsa ka publikuar edhe një foto me të birin.
Baba e bir kanë “trokitur” grushtat, ndërsa Gold AG ka shkruar krahas postimit fjalët më të bukura, duke zbuluar edhe emrin e veçantë të djalit.


I vogli i tyre është quajtur Gueril, teksa tregon se emrin e të birit e vendosi pikërisht data në të cilën ka lindur.