
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora ka uruar 28 Nëntorin.
“URIME DITA E FLAMURIT!!!!”, shkruan ajo ku ka bashkangjitur edhe një video teksa performon Shotën së bashku me trupën e vallëzimit kur ishte në Prishtinë. “Urime Dita e Pavarësisë”, shton ajo më tej.
Ajo publikoi disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku theks të veçantë u jep çizmeve që ajo kishte veshur, të dekoruara me flamurin shqiptar.


Para këtij postimi, ajo kishte ndarë edhe një postim të fansave të saj, një fotografi e vjetër e saj ku është vetëm një vogëlushe veshur me një jelek me flamurin kuq e zi dhe plis të bardhë.
