
Më 28 nëntor, reperi i njohur shqiptar Gold AG dhe partnerja e tij Ermira janë bërë prindër për herë të parë.
Djali i tyre ka ardhur në jetë Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, ndaj kjo ditë është bërë akoma më e veçantë për reperin.
Ata e pagëzuan djalin e tyre me emrin Gueril, teksa me të ardhur fëmija në jetë, duket se e gjithë jeta e çiftit ka ndryshuar.
Ka qenë reperi ai i cili fillimisht ndau me fansat lajmin e gëzueshëm.
Ditën e sotme edhe bashkëshortja e Arianit, Ermira, nuk i ka kursyer fjalët e ëmbla për të voglin që ka ardhur në jetë në një ditë kaq të shënuar.
Ajo ka treguar gjithashtu tortën super të veçantë për të birin, me flamurin shqiptar kuq e zi ku shkruhej “Mirë se erdhe Gueril”.
“Faleminderit Zot për dhuratën më të bukur në jetë djalin tonë, faleminderit dashni Arian Agushi, tash dashnin tonë e bënë edhe më të plotë Guerili. Lindi me 28 Nëntor në një datë të veçantë për popullin tonë e qoftë i veçantë për ne dhe për të gjithë kombin. Faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që i keni dërguar e ua kthefshim me të mirë në gëzimet tuaja”, ka shkruar Ermira Shkodra në InstaStory.
