
Dua e mbyll vitin e suksesshëm në restaurantin shqiptar “Çka ka qëllu”, në New York.Ajo ka arritur të fitojë tri çmime vetëm në një mbrëmje,dy në Spanjë dhe një në Francë.
Lipa ka arritur të rrëmbejë çmimet “Albumi ndërkombëtar më i mirë” dhe “Artistja ndërkombëtare më e mirë” në “Los Mucis Awards 2020” në Spanjë.
Gjithashtu arriti të rrëmbejë çmimin “Artistja ndërkombëtare femër” në “NRJ Music Awards”, Francë.
Këngëtarja e mirënjohur e skenës botërore këtë fundvit ka zgjedhur të drekojë sërish me të dashurin dhe miq të saj në restorantin e famshëm shqiptar në Bronx New York që mban emrin “Çka ka qëllu”, të Ramiz Kukaj. Duhet theksuar se ky restoran kohë më parë nga “The New York Times” u shpall një nga 10 restorantet e reja më të mira njujorkeze.
Sot bëhen 3 vjet që ‘Çka ka qëllu’ hapi dyert për herë të parë, me synimin për të shfaqur kulturën shqiptare në Shtetet e Bashkuara.
“Jemi të bekuar që mbështetemi nga njerëz kaq të mrekullueshëm dhe frymëzues që kanë arritur sukses të madh, ndërsa ende i kujtojmë rrënjët e tyre. Një nga këta njerëz është Dua Lipa! Faleminderit si gjithmonë që na tregoi mbështetjen e saj, dhe vazhdimisht na bëri krenarë të gjithëve me suksesin e saj.
Ajo është me të vërtetë një dritë dhe ne jemi gjithmonë të nderuar që e kemi ndaluar”, është shprehur stafi i këtij restoranti.

