
Artistja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare Bebe Rexha nuk e ka shumë të rritur numrin e shqiptarëve që ndjek në rrjetin social Instagram.
Përveç familjarëve të saj, 31-vjeçarja ndjek edhe disa prej figurave të njohura publike në Shqipëri.
E në listën e personazheve që ndjek, Bleta (emri i vërtetë i këngëtares), ka shtuar së fundmi edhe një reper të njohur shqiptar.
Bëhet fjalë për reperin e famshëm nga Shqipëria, Noizyn, emri i vërtetë i të cilit është Rigels Rajku.

Mesa duket, Rexha ka pasur rastin të njihet sado pak me reputacionin e reperit dhe sukseset e tij të shumta në tregun vendor.
Përveç Noizyt, Bebe Rexha ndjek edhe këngëtarët shqiptarë: Rita Ora, Dua Lipa, Avfa Max, Enca Haxhia dhe Seven Saraqi.