
Policia në Shqipëri ka shpallur në kërkim sërish reperin e njohur Stresi,pas protestës se zhvilluar pasditën e djeshme në Tiranë.
Siç mësohet, deri më tani janë arrestuar si pjesëmarrës në protestë tre persona, ndërsa katër të tjerë janë proceduar penalisht pasi ishin të mitur.
Kjo për shkak të një përplasje mes Policisë dhe protestuesve të cilët kërkonin drejtësi për vrasjen e 25 vjeçarit, Klodian Rasha, si dhe për dorëheqjen e ministrit Sandër Lleshaj.
