
Këngëtari i njohur Shpat Kasapi është tejet aktiv në rrjetet sociale,duke ndarë imazhe nga jeta dhe karriera profesionale.
Në një postim të fundit, Shpati ka publikuar një fotografi ku shihej i veshur plot stil, teksa demonstronte afër një pianoje.

“Një këngë për ty dashuri”, ka shkruar ai në përshkrim.
Me anë të këtij mesazhi, artisti kishte etiketuar edhe të dashurën e tij, Selvijen, duke nënkuptuar se do t’i kushtohet asaj.