
Pritja e gjatë e reperit Ledri Vula dhe e partneres së tij Sara Hoxha, për ardhjen në jetë të foshnjës ka marrë fund ditën e djeshme, kur Sara ka sjellë në jetë fëmijën e parë të çiftit.
Këtë lajm të bukur e ka konfirmuar Ledri, i cili publikoi një foto nga spitali teksa mban dorën e Sarës duke shkruar vetëm datën e djeshme: 14.12.2020.

Menjëherë në foton e publikuar kanë nisur komentet e pafundme nga miqtë dhe fansat, të cilët kanë uruar çiftin me fjalët më të bukur.
Por, Tayna përveç urimit, ka vënë në dukje se kanë lindur të dyja në një datë, si ajo edhe vajza e Ledrit.
“Ditëlindjen me mua! Urime!Jetë të gjatë dhe të lumtur!”-ka shkruar reperja.

Ditën e djeshme ajo mbushi 24 vjeç dhe me atë rast organizoi një super festë me familjarët dhe miqtë e afërt.