
Dje Hana Aliu, vajza e Mozzik dhe Loredanës bëri 2 vjeçe. Reperi ishte i pari që i bëri një dedikim publikisht të bijës, duke shprehur gjithë krenarinë për të.
Ndërsa Loredana i ka kushtuar vogëlushes disa fjalë shumë të ndjera dhe i ka dhënë disa mesazhe që do i vlejnë për gjithë jetën.
Ajo ka publikuar në Instagram dy foto të ëmbla me të voglën e saj, me të cilën përpiqet në maksimum të kalojë pjesën më të madhe të ditës. Loredana shprehet se po bën më të mirën për Hanën dhe pavarësisht se nuk i gjendet pranë në disa momente gjithmonë e ka mendjen tek ajo. Reperja thotë se ka mundësinë t’i blej çdo gjë vogëlushes së saj, por nuk e bën këtë gjë, sepse ajo duhet të mësohet me faktin se jo të gjithë fëmijët mund të marrin gjithçka duan.
Në rrjete sociale, çifti ka ndarë edhe momente nga festa e ditëlindjes që kanë organizuar për Hanën.
Ata i kanë përgatitur të voglës tortën e ditëlindjes me personazhin e saj të preferuar të filmave vizatimorë, ndërsa krahas tortës shkruhej “Gëzuar ditëlindjen” dhe numri 2.

Gjithashtu Mozzik ndau dy foto super të ëmbla me të bijën, ku shfaqeshin me kapele mbi kokë dhe festonin së bashku ditëlindjen e Hanës.

