
Këngëtarja e njohur shqiptare,Dhurata Dora sot feston ditëlindjen e saj të 28-të.
Me këtë rast ka ndarë disa fotografi në rrjetet sociale, me anë të të cilave falënderon fansat edhe për projektin e fundit të titulluar “Harrom”.
“Ditëlindja ime nuk mund të ishte më e mirë se kaq. 1 milion ‘Harrom’, një prej këngëve të mia të përzemërta. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen, nuk do të ju lë kurrë dhe do të punojë edhe më shumë. Faleminderit”, ka shkruar ajo.

