
Megjithëse të ndarë prej kohësh, reperi Majk dhe ish-partnerja e tij Majlinda Zeka kanë ruajtur raporte të mira së bashku.
Ata takohen shpesh për hir të të voglit të tyre Roan dhe kujdesen që ai të mos ndjejë mungesën e vëmendjes apo dashurinë e asnjërit prej prindërve të tij.
Disa javë më parë familja e tyre e bukur e ka kaluar bashkë fundjavën, duke shijuar dëborën e parë të këtij viti. Si Majk, ashtu edhe Majlinda, kanë ndarë në InstaStory foto nga i njëjti vend, ndërsa kjo e fundit ka publikuar edhe foto të Roanit.



Së fundmi Majlinda ka postuar një foto me të voglin e tyre, e kjo foto është shpërndarë nga Majk në Instastoryn e tij duke e shoqëruar me disa emoji me sy me zemra.

Kaq ka mjaftuar që fansat të mendojnë se mes tyre mund të ketë rilindur diçka, por nuk mund të dalim në përfundime ende.Siç e theksuam edhe më lart ata ruajnë raporte të mira për hir të Roanit.