
Këngëtarja Era Istrefi kohët e fundit nuk është aktive në muzikë, poston shumë rrallë edhe në rrjetet sociale. Megjithatë, ajo e ka gjetur pak kohë për ndjekësit e saj duke i dhënë mundësinë atyre t’i bëjnë pyetje të ndryshme të cilave i është përgjigjur në InstaStory.
Një fanse i ka kërkuar një foto me të dashurin dhe këngëtarja ka publikuar një foto me para në dorë, duke nënkuptuar se ato janë “dashuria e saj”, sikundër e shumë personave.
“E martuar me paratë”- ka shkruar Era Istrefi.

Vitin e fundit Era u përfol për një lidhje Julian Perreta dhe marrëdhënia e tyre ka ngritur pikëpyetje tek publiku dhe prej kohësh është aluduar se dyshja po shijon një lidhje dashurie. Madje, fjalët e fundit të Perretta-s për Erën i hodhën më shumë benzinë zjarrit, pasi ai e quajti këngëtaren shqiptare “bota ime”.
Në shtator u konfirmua një herë e mirë se s’ka asnjë romancë pasi Era dhe Julian-i janë vërtetë shokë!