
Capital T ishte një ndër personazhet e shumtë që ofroi ndihmën e tij vitin e shkuar për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit. Brenda një kohe shumë të shkurtër reperi strehoi mbi 200 persona në Kosovë, të cilin mbetën të pastrehë për shkak të dëmtimit të banesave të tyre. Të gjithë personave që i ndihmoi për strehim, Capital T ju hoqi edhe çdo shpenzim tjetër që ju duhej për jetesën e tyre. Gjithashtu ai shpërndau pako të shumta me ushqime për të gjithë banorët e prekur nga tërmeti i fuqishëm në zonën e Durrësit dhe Thumanës.


Duke qenë se ai shfaqi anën e tij më humane gjatë atyre ditëve shumë të vështira, Capital T është nderuar së fundmi me një dekoratë nga bashkia e Shijakut. Këngëtari ka treguar se ka marrë dekoratën nga kryetari i bashkisë, Elton Arbana, të cilin e ka falenderuar publikisht për respektin.
