Këngët e Kanitës pëlqehen dhe dëgjohen më shumë në versionin remix se në atë origjinal.

Kanita Suma është një prej artisteve më të reja,talenti i saj u vu në pah që në moshë të hershme,kur u bë pjesë e spektaklit “X Factor Albania 2”, ku po atë vit u bë përjashtim për pjesëmarrjen e saj edhe pse ishte në moshë shumë më të re se konkurrentët e tjerë.

Kanita me kalimin e viteve ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore, me shumë këngë që janë shndërruar në hite e që pëlqehen nga publiku.

Megjithëse te shumë artistë ndodh e kundërta, që këngët origjinale pëlqehen dhe dëgjohen më shumë se ato që ripërpunohen më pastaj – por ky nuk duket rasti i Kanitës.

Në vazhdim ju sjellim disa prej këngëve të artistes nga Maqedonia, që kanë pasur më shumë sukses në versionin “remix”, se sa në atë origjinal.

Me këngën “S’jemi ne”, Kanita u paraqit në festivalin “Kënga Magjike”. Një baladë e punuar bukur dhe lehtë u mirëprit jashtë mase mirë nga publiku, por mesa duket versioni ‘remix’ i saj i ka pëlqyer publikut më shumë.

Versioni i N.O.A.H Remix i publikuar në kanalin YouTube numëron plot 9.5 milionë klikime, përkundër versionit origjinal që ka afro pesë milionë.

Në vitin 2017, Kanita kishte publikuar këngën “Don’t let go” nën përpjekjen për të depërtuar në tregun amerikan’, ndërsa në YouTube kjo këngë numëron afërsisht 255 mijë klikime.

Një shifër kjo e cila është larg dëgjueshmërisë që ka pasur versioni ‘remix’ i saj i punuar nga Gon Haziri, që ka arritur një shifër klikimesh prej 56 milionë në kanalin YouTube.

Ajo ka gjithashtu një version tjetër ‘remix’ të punuar për “Cat Music”, e që është po prapë më i klikuar dhe dëgjuar se versioni origjinal, me gjashtë milionë klikime.

Edhe kënga e saj “Fllad” e publikuar në janar të vitit 2020, pati një sukses më të madh në versionin e ripërpunuar ‘remix’ se sa në atë origjinal.

Versioni ‘remix’ i punuar nga Iulian Florea numëron mbi 3.3 milionë klikime, teksa ai origjinal afro 1.6 milion.

Pavarësisht interesimit, versionet origjinale të këngëve të interpretuara nga Kanita mbeten brumi më me vlerë që nxjerr në pah talentin e saj si artiste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME