
Robert dhe Patris Berisha në mëngjesin e sotëm kanë humbur personin më të shtrenjtë të familjes nënën e tyre.
Njoftimin e ka dhënë djali i vogël i familjes, Patrisi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

“Mami jem ma e mira…Ma ke këputur shpirtin të pushoftë shpirti i qetë” -ka shkruar Patris Berisha në Facebook.
Gjithashtu edhe Robert Berisha në llogarinë e tij në Instagram e ka dhënë vetë lajmin e hidhur se mamaja e tij, Teuta, është ndarë nga jeta.
Këngëtari ka publikuar një fotografi me të ëmën, krahas së cilës zgjedh të mos shkruajë shumë fjalë dhe ta mbajë për vete pikëllimin e madh.

“Pusho e qetë mami jem për ty me shkru kom shum,po e lë me kaq”,-ka shkruar Robert Berisha në llogarinë e tij Instagram.