Freestyle viral i Don Xhonit përfundon në faqen e Ellen DeGeneres!

Ndonjëherë për të depërtuar në tregun muzikor mjafton vetëm një ‘beat’ dhe një tekst i goditur. Këtë na e ka vërtetuar më së miri Don Xhoni, që mori famë pas ‘freestyle’ të tij të famshëm në emisionin e Meriton Mjekiqit që theu shumë rekorde dhe i dha atij një vend direkt në industrinë e muzikës.

Nëse do e quanim si “njishi i freestyle-ve” nuk do e tepronim aspak. Disa muaj pasi bëri namin e pas disa projekteve muzikore, në dhjetor Don Xhoni u rikthye në studion e Meritonit sërish.Dhe sërish goditi me freestyle.

Ky freestyle është bërë viral edhe në TikTok, muzika e të cilit po përdoret nga e gjithë bota për realizimin e videove me kërcimin karakteristikë për këtë këngë. Sekuenca në profilin origjinal të postuar për herë të parë tashmë ka tejkaluar 4 milionë shikime dhe mbi disa qindra mijëra pëlqime. Inserti është postuar nga pafund profile teksa trendi vijon të jetë në rritje.

Por, surpriza e vërtetë ka ardhur ditën e sotme. Faqja e famshme “Ellen Tv Show”, faqja e emisionit të Ellen DeGeneres ka shpërndarë këtë video në profilin e saj. Kjo faqe numëron mbi tre milionë ndjekës, dhe kjo është super arritje për Donin që po depërton në industrinë ndërkombëtare.

“E dua këtë, etiketoni dikë që duhet ta dëgjojë”, – është shkruar në përshkimin e videos.

Aktualisht videoja numëron mbi 27 mijë pëlqime dhe mbi 1000 komente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME