
Këngëtarja e njohur shqiptare Genta Ismajli është shumë aktive dhe ndan çdo ditë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj.
Viteve të fundit, postimet e saj më të shpeshta janë ato me të dashurin e saj, biznesmenin e njohur turk Huseyin Usta.
Mirëpo së fundmi, këngëtarja publikoi fillimisht një video, nga ku më pas u pendua dhe e fshiu menjëherë.
Bëhet fjalë për një video ku ajo shfaqet me bikini e shtrirë në kuzhinë, teksa bën lëvizje provokuese.

Videoja në fakt është publikuar në llogarinë e përbashkët të çiftit në Instagram, por që më pas nuk dihet se për çfarë arsye u fshi.