
Në llogarinë e tij në Instagram, Capital T vendosi t’u përgjigjej pyetjeve të ndjekësve. Kushti ishte një dhe i vetëm: pyetje sa më qesharake dhe gazmore! Në mesin e tyre, dikush mendoi të përfitonte nga situata dhe pse jo, të shuante kureshtjen se cilat preferon artisti: bjondet apo brunet?
Përgjigjja nuk mungoi:
“Zeshkaneeee, si braziliane”, shkroi True Kapo, duke cituar kështu një prej vargjeve të këngës së tij.
