Mikesha e Ardian Bujupit i jep fund jetës në moshën 25-vjeçare.

Ditën e djeshme policia gjeti të vdekur në shtëpinë e saj modelen 25-vjeçare, Kasia Lenhardt, e cila një javë më parë i dha fund lidhjes me futbollistin gjerman, Jerome Boateng. Në fakt ndarja e tyre nuk ishte e lehtë, sepse futbollisti tha në një intervistë gjëra shumë të pakëndshme për modelen pak javë më parë.

Kasia Lenhardt ka qenë një mike shumë e mirë edhe e këngëtarit të njohur shqiptar, Ardian Bujupi. Ky i fundit ka reaguar shumë i tronditur pas ngjarjes së rëndë dhe ka treguar se 25-vjeçarja do të merrte pjesë si modele në klipin e tij të radhës. Ai ju ka dhënë edhe një mesazh të gjithë njerëzve, që bullizojnë të tjerët dhe ndikojnë në psikologjinë e tyre.

“Nuk mund ta besoj dhe më duhet kohë që ta pranoj! Kasia ka ndërruar jetë dhe ka kryer vetëvrasje, por ditët e fundit ne kemi folur përditë për videoklipin e ri që donim të xhironim bashkë. Ajo ishte e mbushur me energji dhe vetëbesim. Pavarësisht asaj që ndodhi, kjo shoqëri bullizuese vazhdon të gjykojë. Diçka duhet të ndryshojë! Ne duhet të ndryshojmë, le të jetë vdekja e saj një mësim si Princeshë Diana! U prehsh në paqe engjëll”, ka shkruar Ardiani përkrah një fotografie me modelen e ndjerë.

Futbollisti gjerman e kishte akuzuar modelen e ndjerë se ajo e kishte detyruar të ndahej nga ish e dashura e tij dhe se i kishte bërë shantazh për të qëndruar me të. Ndërsa Kasia kishte premtuar se do të tregonte gjithë të vërtetën pasi të merrte veten nga ndarja dhe pak ditë para se të ndërmerrte aktin ekstrem shprehej në rrjete sociale se ishte gati të niste një kapitull të ri në jetën e saj.

Gjithashtu para një viti e gjysmë modelja kishte marrë pjesë edhe në videoklipin e këngës së njohur të Ardian Bujupit “Zina”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME