Dua Lipa uron Pavarësinë e Kosovës.

Sot Kosova mbush plot 13 vite shtet dhe 17 shkurti është një datë e shënuar për të gjithë shqiptarët.

Në 13 vite, Kosova është zhvilluar dhe ka ndryshuar goxha shumë, teksa jeton ditët e saj më të bukura të lirisë.

Personazhe të njohur të showbiz-it kanë uruar në rrjete sociale për Pavarësinë e Kosovës dhe si mund të mungonte një super urim nga Dua Lipa? Këngëtarja shqiptare ka ndarë në llogarinë e saj në Instagram një foto të sajën të animuar, me flamurin e Kosovës në sfond.

Krahas postimit, Dua tregon se ende i vijnë në kujtesë emocionet e bukura të momentit të shpalljes së Pavarësisë, të cilën e ndiqte live në ekran.

Atë kohë Dua jetonte në Prishtinë dhe megjithëse është larguar,nuk e ka harruar kurrë vendin e saj. Këngëtarja tregon se është krenare për Kosovën dhe arritjet e saj.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë! 13 vite! S’do ta harroj kurrë momentin kur e ndiqja live në TV, teksa jetoja në Prishtinë. Emocione, emocione, emocione, energjia e qytetit! E paharrueshme! Krenare të shoh deri ku ke arritur dhe sa shumë do të arrish!”- janë fjalët e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME