
Republika e Kosovës sot shënon 13 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Për këtë ditë të shënuar s’ka munguar as urimi i këngëtares Rina Balaj, e cila sot ka vërtetuar që është një patriote e zjarrtë!
Ajo jo vetëm që uroi me fjalë zemre shqiptarët e Kosovës, por tregoi se i ka dedikuar edhe një tatuazh qytetarëve dhe vendit të saj.
Zjarri, hekurat e burgut dhe fluturat janë enkas për situatën e vështirë të Kosovës në vitin 1999.
“Gëzuar Ditën e Pavarësisë kosovë! Sot më shumë se kurrë, lutem për liri dhe drejtësi për të gjithë ne. (Zjarri, burgu, dhe fluturat i dedikohen të gjithë qytetarëve të Kosovës që i mbijetuan luftës në vitin 1999, vitin kur unë linda.”- shkruan ajo.
