
Modelja Arbenita Ismajli dhe reperi Fero po bëhen prindër për herë të parë dhe për këtë s’ka më dyshime!
Dyshja, e cila ditën e djeshme njoftoi se i dha fund beqarisë, tashmë do të bëhen prindër për herë të parë dhe shtatzënia ka shpjeguar edhe “martesën” e shpejtë të çiftit.

Është siguruar foto nga ceremonia e kurorëzimit të çiftit, ku Arbenita shfaqet me fustanin e kuq ngjitur pas trupit, tek i cili i dallohet qartë barku i rrumbullakosur.

Ende nuk e dimë në cilin muaj të pritjes së ëmbël është bukuroshja, megjithatë duket se do të lindë shumë shpejt.