
Reperja e njohur shqiptare publikoi një foto pa grimi në fytyrë dhe pa filtra fare, duke shkruar: “Unë e vërteta” dhe rrallë e kishim parë kështu.

Së fundmi Loredana ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa foto, në të cilat shihet e veshur me një palë pantallona dhe një bluzë të thjeshtë. në fakt bluza nuk është aq e thjeshtë, sepse atë e ka pasur të veshur Mozzik në videoklipin e këngës Madonna.
Dhe kështu reperi ishte pari që nxitoi t’i linte një koment Loredanës duke i shkruar: “Bluzë e bukur”.
Siç duket atij i ka pëlyqer shumë Loredana me këtë veshje, ndaj nuk e ka përmbajtur dot më veten. Edhe Loredana ja ka kthyer përgjigjen menjëherë. “A mund të njihemi?”, i ka kthyer ajo dhe komentin e Mozzik e ka vendosur në krye të të gjithave. Kjo do të thotë se dyshja kanë hapur një kapitull të ri në jetën e tyre dhe se lidhjen e kanë nisur sërish nga zero.
