
Mc Kresha dhe Lyrical Son i kanë zënë fansat sot në befasi, në fakt një befasi shumë të bukur. Dy reperët kanë publikuar një këngë të re, të cilën nuk e kishin paralajmëruar më herët. Kështu ky projekt erdhi krejtësisht i papritur, por fasnat e pritën me shumë dëshirë dhe e kanë pëlqyer me dëgjimin e parë.
Bashkëpunimi i reperëve mban titullin “Criminal Immigrant” dhe siç mund ta merrni me mend për tekstin janë përkujdesur ata të dy vetë. Mc Kresha dhe Lyrical Son nuk kanë publikuar një videoklip të mirëfilltë, por këtë projekt e kanë sjellë me pamje të animuara.