
Mbrëmja e Shën Valentinit duket se e joshi modelen Kendall Jenner për të bërë publike romancën e saj.
Zyrtarisht, ylli i familjes Kardashian është në lidhje me basketbollistin Devin Booker. I shte vetë Kendall ajo që përmes një postimi në Instagram Story shpërndau një fotografi, teksa gjendej e përqafuar me lojtarin e NBA-së.

Jenner ka preferuar gjatë gjithë kësaj kohe ta mbajë jetën e saj private jashtë vëmendjes mediatike, por në fillim të shkurtit, një burim i afërt me të rrëfeu për “Entertainment Tonight”, se çfti është ende bashkë dhe se po marrëdhënia po funksionon.
Për modelen është tepër i rëndësishëm opinioni i familjes, ndaj ka dashur me patjetër që Booker t’i hyjë në zemër edhe personave të dashur të saj.
Ndaj ajo ka pritur kaq gjatë për të ndarë foton e shumëpritur me yllin e basketbollit, duke u kthyer menjëherë në çiftin më të komentuar të momentit.
Nuk është çudi që të marrim vesh shumë shpejt ndonjë lajm shtatzënie, pasi dëshira e vetme e modeles është të bëhet nënë. Duke qenë se të gjitha motrat e saj janë tashmë nëna, po ashtu edhe shumica e mikeshave, Kendall ka shprehur dëshirën të bëhet mami.
Këtë ajo e thotë edhe në sezonin e fundit të “Keeping Up With the Kardashians”.
Teksa sheh motrat me fëmijët, Kendall shpreh dëshirën për të pasur një bebush sa më parë.