
Prej kohësh Genta Ismajli dhe Fero kishin paralajmëruar bashkëpunimin e parë me njëri-tjetrin. Dita e shumëpritur ka ardhur dhe sot ata të dy kanë publikuar duetin e tyre. Kënga mban titullin, “Level Up” dhe surpriza më e madhe në këtë projekt ishte Genta Ismajli.
Për herë të parë këngëtarja është shfaqur si repere dhe i ka befasuar të gjithë me talentin e saj. Këngëtarja numëron një sërë këngësh në repertorin e saj muzikor, por nuk na ka rastistur ta dëgjojmë të bëj rap të vërtetë. Me provën e parë ajo ja doli mbanë më së miri dhe është komplimentuar shumë nga fansat.
Kjo këngë është pjesë e albumit të Feros që mban titullin “Goat”.