
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi dhe Andrra Destani e Sinan Hoxha janë zyrtarisht prindër të dy fëmijëve. Andrra ka sjellë në jetë ditën e djeshme djalin e dytë. Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ajo përmes një postimi në Instagram.
Bashkëshortja e këngëtarit të njohur ka postuar një foto të bebushit pa ja zbuluar fytyrën. I vogli shihet i veshur me rroba në ngjyrë blu teksa fle gjumë.
E gjithë bota është e imja. Faleminderit Zot”, ka shkruar Andrra në postim.

Ndërsa Sinan Hoxha nuk ka bërë ende asnjë reagim për ardhjen në jetë të vogëlushit.