
Gjatë njërës prej puntatave të emisionit “Për’puthen”, opinionisti Arjan Konomi u kap ashpër me dy djemtë konkurrentë, Kristianin dhe Erlindin.
Ai akuzoi Kristjanin se sillte në emision drogë që të shpërfytyron dhe ia jepte për të pirë Erlindit, i cili sipas Arjanit nuk është më ai që ka qenë në fillimet e tij.
Kjo është situatë delikate, të cilën e kam vënë re. Kam dyshuar dhe në njëfarë mënyre tek Erlindi nuk është më ai djalë që ka qenë në fillimet e tij dhe tani është bërë “fluturon, fluturon gomari”. Ti sjell këtu lëndë narkotike aziatike. Më kanë thënë se këtu djemtë konsumojnë nga ai pluhuri që sjell Kristiani. Kristiani të rrisë performancën e tij në takime. Më kanë thënë gazetarët se e kanë përdorur dhe në takimet e tij dhe është shpërfytyruar. Kjo lëndë mund të jetë narkotike.”- u shpreh Arjani.
Në një status të gjatë në InstaStory, ai “kërcënon” se do të largohet nga emisioni nëse Arjani nuk i kërkon falje.
