
Këngëtarja shqiptare po shijon aktualisht qëndrimin e saj në Australi, ku po shërben si mentore në sezonin e ri të “The Voice of Australia”.
Ndërkohë nëna e saj mesa duket ndodhet aktualisht në Tiranë, pasi paparacët e “Revista Who” kanë arritur që ta fotografojnë. Bëhet e ditur se ajo është parë në një nga lokalet e kryeqytetit e shoqëruar nga familjarët e saj.


Akoma nuk janë bërë të ditura arsyet se pse nëna e Ritës ndodhet në Shqipëri. Ndërkohë bashkëshorti i saj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku tregon se ndodhet në territorin shqiptar.