Ledjana dhe Mevlani deklarohen për njëri-tjetrin!

Mevlani dhe Ledjana kanë qenë dyshja më e diskutuar në “Për’puthen” dhe më në fund pas 8 muajsh ata të dy janë deklaruar vetëm për njëri-tjetrin. Si fillim ishte Mevlani ai që bëri deklaratën e fortë gjatë takimit të transmetuar ditën e djeshme. Gjatë kohës që ishin duke shijuar një gotë verë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Mevlani i tha Ledjanës se është brenda në emision vetëm për të.

“Siç të kam lënë gjithmonë të lirë, kështu do të lë. Siç ta kam dhënë unë ty, kërkoj sinqeritetin tënd , asgjë më tepër nga ty. Unë di të them që aty brenda jam vetëm për ty. Unë nuk shoh asnjë person tjetër aty”, u shpreh Mevlani, teksa e pyeti Ledjanën nëse edhe ajo do të bënte të njëjtën gjë.

Ledjana u rezervua në takim dhe përgjigjen e shumëpritur ja dha para të gjithëve.

“Unë i them që jam vetëm për të në program, dhe nuk më intereson asnjë djalë tjetër”, tha ajo para se të ngrihej nga karrigia dhe t’i dhuronte Mevlanit një puthje në faqe.

Gjatë këtij momenti nuk mungoi as reagimi Antonelës, që hodhi një thumb për Ledjanën.

Produksioni ju lutem Çmimin Oskar për aktoren e vitit!”, tha Antonela.

Kjo e fundit hoqi vetë dorë nga njohja me Mevlanin disa javë më parë, duke ja lënë Ledjanës rrugën të lirë. Antonela tha se e do aq shumë Mevlanin, sa vendosi ta lërë të lirë të vazhdojë jetën me njeriun që do ai vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

“Foto“,nga Durim Malaj arrin 1 milion klikime

Rreth dy javë më parë këngëtari i njohur që po bën bujë të madhe në vendin tonë,Durim Malaj ka publikuar projektin e tij më të ri të titulluar “Foto“. Ashtu si çdo projekt tjetër edhe kjo këngë është pritur mjaftë mirë nga publiku ku ka arritur 1 milion klikime. Këngën e plotë mund ta gjeni […]

LEXO ME SHUME

Taynes i ndodh e papritura gjatë koncertit në Gjermani pamjet

Kemi parë shpesh që në koncerte, artistëve meshkuj t’i hidhen objekte të ndryshme e madje edhe reçipeta. Mirëpo as artistet femra s’mbeten pas. Ditën e djeshme, Tayna performoi në Gjermani për shqiptarët që kishin mbushur zonën plot e përplot. Në një moment gjatë performancës asaj i ka ndodhur një e papritur, të cilën e ka […]

LEXO ME SHUME

Shifra marramendëse që po paguajnë për fustanin që Kiara veshi në dasmën e saj fake

Nuk e thamë ne por një dokument zyrtar që Luizi dhe Kiara në fakt nuk janë martuar zyrtarisht, por e gjithë shfaqja e 6 majit ishte për show dhe fushatë. Duket se nuset që do të kurorëzojnë dashurinë e tyre këtë verë janë ndikuar shumë nga fustani që moderatorja veshi atë natë dhe bëhet me […]

LEXO ME SHUME