
Tea ka qenë një nga emrat më të përfolur kohët e fundit, edhe pse ka qëndruar larg ekranit. Ndarja e saj nga Bearti është diskutuar gjatë
Megjithatë, Tea ka adhurues të fshehtë, madje edhe brenda “Për’puthen” që kërkojnë rikthimin e saj.
Tea ka zhvilluar së fundmi një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe ndër të tjera ka rënë në sy një pyetje që i ka drejtuar Juli. Ky fundit e ka pyetur Tean nëse do të futej sërish në “Për’puthen” dhe kjo nuk është hera e parë që Juli interesohet për këtë gjë. Mirëpo Tea ja ka “prerë ëndrrat” në mes Julit me përgjigjen e saj.
“Pse s’të mjaftojnë vajzat që ke aty o Juli?”, i është përgjigjur ajo.
