
Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri feston ditën e sotme ditëlindjen e saj të 32-të.
Që në orët e para të ditës së sotme, Dafina u befasua nga i dashuri i saj, DJ Geek, i cili kishte përgatitur një festë surprizë për të në oborrin e shtëpisë ku kishte shkruar me të madhe numrin 32, festë që u shoqërua me fishekzjarre.
Dafina e falenderoi publikisht atë nëpërmjet një videoje të publikuar në Instagram.
“Faleminderit i dashur për befasinë”, shkroi këngëtarja krahas videos.