
Xhensila Myrtezaj këtë vit nuk ka publikuar ende asnjë projekt muzikor dhe ne po e presim me padurim rikthimin e saj. Këto momente pauze, këngëtarja duket se i ka shfrytëzuar për të bashkuar forcat me disa nga artistët më të mirë shqiptarë. “Prive” bëri të ditur javë më parë se Xhensila do të sillte një bashkëpunim së shpejti me Majk dhe Ghetto Geasy gjatë muajve të verës.
“Prive” po ashtu ka mësuar se këngëtarja do të realizojë një duet me Klajdi Harunin. Dy zëra si Klajdi dhe Xhensila me siguri do të sjellin një baladë shumë të bukur.