
Ndjekësit e Anës dhe Arsimit vunë re disa detaje, që i bënë të dyshonin se çifti i kishin dhënë fund lidhjes së tyre. Si fillim, ishte Ana ajo që ngriti aludimet për ndarje, pasi u shpreh se ishte konfuze për ndjenjat e saj.
“A ndjen dashuri për ndonjë?”, e pyeti një nga ndjekësit.
“Të jem e sinqertë, nuk e di, ndoshta ose po…jam pak konfuze dhe besoj kam të drejtë”, iu përgjigj Ana
Më pas edhe Arsimi ka bërë një deklaratë që shumë e kanë përkthyer si një thumb kundrejt Anës. Ai ka ndarë një foto nga çmimet “Oscars” dhe përkrah ka shkruar:
“Unë personalisht ju prezantoj këtë çmim dhe ju të gjithë keni diçka të përbashkët, emri juaj fillon me A (njerëz të rremë)”.

Madje ndjekësit e dyshes vunë re se Arsimi dhe Ana nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në llogaritë e tyre në Insatgram