
Këngëtarja shqiptare, Dua Lipa na ka bërë të gjithëve krenarë me arritjet e saj dhe duket se s’di të ndalet asnjëherë.
Në Spotify, Dua është këngëtarja e tretë më e dëgjuar në të gjithë botën, duke lënë pas emra shumë të njohur.
Ajo është nominuar në katër kategori në “Billboard Music Awards 2021”:
“100 artistët më të mirë”.
“Kënga më e mirë radio”.
“Artistja me këngën më të mirë në radio”.
“Artistja më e mirë femër”.
Këtë lajm e ka bërë të ditur babai i saj, Dukagjin Lipa.
